Për analistin Skënder Minxhozi zgjedhja e Fredi Belerit si deputet grek në Parlamentin Europian, konkretisht në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, nuk do të prodhojë asgjë të re.
Këtë deklarata Minxhozi i bëri në studion “Real Story” me gazetarin Sokol Balla. Ai foli për një “lojë”, që sipas tij po luan kryeministri Kyriakos Mitsotakis me Fredi Belerin dhe pse kauza e tij po përdoret për qëllime elektorale në Greqi.
“Greqisë ju bë e qartë, që çështja Beleri nuk është çështje evropiane, por është çështje dypalëshe. Fredi Beleri dhe taktika është e tillë dhe në zgjedhje lejohen këto taktika…dhe do duhet zgjedhur formalisht europarlamentar i Demokracisë së Re, me votat e Agimit të Artë. Po kërkohet nga Mitsotakis të joshë vota që nuk do t’i merrte në kushte të tjera, dhe ai po luan më djathtas për të marrë votën. Ne nuk na duhet ta kemi kundër Greqinë, sepse e kemi fqinj shumë të rëndësishëm. Në këtë krizë kemi bërë një copë rrugë. Ka bërë një vit rrugë kjo krizë me Greqinë. Dita e zgjedhjeve, me gjithë zgjedhjen e Fredi Belrit në Parlamentin Europian, esencialisht në marrëdhëniet mes dy vendeve nuk do të sjellë gjë të re. Ky është parashikimi im”, tha ai.