Angli – Zvicër, kjo është çerekfinalja e parë e konfirmuar e Euro 2024. Në “Schalke Arena” anglezët mundën me përmbysje 2-1 Sllovakinë, me duelin që shkoi me shtesë dhe u luajtën 120 minuta. “Tre Luanët” e Southgate gjejnë në çerekfinale Zvicrën, duel që do luhet në Dusseldorf më 6 korrik në orën 18:00.

Formacionet zyrtare:

Anglia: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier, Mainoo, Rice, Saka, Foden, Bellingham, Kane.

Sllovakia: Dubravka, Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko, Kucka, Lobotka, Duda, Haraslin, Schranz, Strelec.