Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka deklaruar gjatë konferencës për shtyp se pjesëmarrja në “Euro 2024” është fantastike dhe ka falenderuar shqiptarët për kontributin.
“Unë falenderoj të gjithë njerëzit për kontributin që kanë dhënë për Shqipërinë. Pjesëmarrja në këtë europian është fantastike. Unë kam marrë pjesë dhe në botëror dhe ishte një eksperiencë gjigante”. Më tej, ai tha se në ndeshje do provojë disa lojtarë të rinj me qëllim që t’i aktivizojë.
“Një pyetje e komplikuar. Ne po përgatisim lojtarët, ekipin në mënyrë që të gjithë të japin kontributin e tyre të gjithë. Ne do provojmë disa lojtarë të rinj me qëllim që t’i aktivizojmë”.