Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle, teksa tentonte të kalonte kufirin me pasaportë false.

Mësohet se shqiptari u arrestua në aeroportin “Elche-Alicante Miguel Hernández”, ku ai paraqiti një pasaportë italiane, e cila në fakt i përkiste dikujt tjetër. Sipas policisë vendase, shqiptari e kishte vjedhur pasaportën dhe më pas e kishte manipuluar.

Ai po tentonte të kapte avionin për në Irlandë, kur në pikat e kontrollit u zbulua mashtrimi i tij. Ai kishte gjithashtu një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane.