Carlo Ancelotti vazhdon të shkruajë historinë në Champions League, kompeticion të cilin e fitoi për të shtatën herë. Me “Los Blancos” që siguruan suksesin numër 15 në turneun e më të fortëve në mbrëmjen emocionuese angleze.
Tekniku emilian e shijoi në maksimum triumfin 2-0 në “Wembley” përballë një Dortmundi dinjitoz dhe të frikshëm për rreth 1 orë, teksa pas ndeshjes u shpreh:
“Ishte një ndeshje e vështirë, sidomos pjesa e parë. Më pas arritëm të rritnim ritmin, intensitetin dhe përqendrimin.
Krijuam raste dhe finalizuam. Jemi shumë të lumtur. I thashë presidentit Perez që të niste të mendonte për fitimin e Championsit të 16-të“, theksoi Ancelotti.