Kina e sheh aneksimin dhe “eliminimin” e Tajvanit si kauzën e saj të madhe kombëtare. Kështu u shpreh presidenti i Tajvanit Lai Ching-te, duke u thënë kadetëve në akademinë kryesore të ushtrisë se ata duhet të njohin armikun e tyre dhe jo të dorëzohen.
Lai është përballur me sulme të vazhdueshme personale nga Kina, e cila e sheh Tajvanin si territorin e vet, që nga marrja e detyrës muajin e kaluar, me Pekinin që e quajti atë “separatist”.
Kina organizoi stërvitje ushtarake rreth Tajvanit menjëherë pas inaugurimit të Lait.
Lai thotë se vetëm njerëzit e Tajvanit mund të vendosin për të ardhmen e tyre dhe ka ofruar vazhdimisht bisedime me Pekinin, por është refuzuar. Duke folur në Kaohsiung në jug të ishullit në 100-vjetorin e themelimit të Akademisë Ushtarake Whampoa, Lai tha se kadetët e sotëm duhet të njohin sfidat e “epokës së re”.