Rithemelimi zhvilloi dje një protestë me pak njerëz përpara parlamentit teksa pati përplasje me policinë dhe djegie gomash. Në ‘Studio Live’ në Report Tv, Ngjela shprehet se para parlamentit ishte një turmë që çirrej në mënyrë irracionale, teksa sipas tij kjo ka të bëjë me ç’rregullimin mendor të Sali Berishës.
”Ku kishte protestë patë gjë ju. Britma të turmave, as turmë nuk qe. Britma irracionale. Unë ju thashë dje, lodhje kot. Degradim mendor i Saliut që nuk e kupton kjo pjesë e opozitës që të shpëtojë. Është non-grata në Amerikë çfarë do bëjë me një protestë. Do bëhet revolucion në Shqipëri? Që është vend i NATO. Është prapambetje mendore më shumë dhe pasion irracional. S’bëhet ajo. Pushteti ndryshohet me vota. Vend demokratik dhe i NATO. Nëse ke gjë drejtoju popullit. Me zjarr do bëhet krizë kushtetuese me zjarr rrotash. Ç’kishte Rai 3 për të bërë revoltë. Përse?”, tha Ngjela.