Një tjetër protestë po zhvillohet sot përpara bashkisë së Tiranës, aty ku mbështetësit e opozitës janë mbledhur prej javësh tashmë.

Nga pamjet shihet se protestuesit kanë sjellë me vete kapsolla, vezë dhe goma, të cilat i kanë vendosur në pjesën e parme të bashkisë.
Nga ana tjetër policia ka blinduar zonën, duke qëndruar në gatishmëri, kjo pasi protestat e mëparshme të mbështetësve të opozitës kanë pasur trazira.