Analisti Frrok Çupi, thotë se Partia Socialiste, e cila feston të mërkurën 33 vjetorin e themelimit, është një forcë politike, e cila për Shqipërinë do të thotë stabilitet.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se Partia Socialiste e ka ndërtuar themelin e saj mbi filozofinë e njerëzve të penës.
Sipas Çupi, rinovimi i Partisë Socialiste është i domosdoshëm dhe shtoi se kryeministri Edi Rama është një pragmatist, i cili ka gjetur filozofinë të bëjë ndryshime.
“Ajo fraza e shkurtër e Edit, “Rroftë Partia Socialiste”, në fakt ka një domethënie të mjaftueshme. Për mua, nuk e shikoj thjesht te Edi Rama, e shikoj te ajo filozofi që ka krijuar PS. PS prej vitesh, sidomos nën qeverisjen e Ramës, nuk është parti emocionale, që e ndjen festën dhe buqet. Është parti që individi rri mirë përballë saj sepse nuk ka emocione. Shpërthimi i emocioneve në parti është e tmerrshme, është totalitarizëm. Partia e Punës ka qenë parti tmerrësisht e ogranizuar dhe ushtarake, ka qenë parti në marsh. Të ndaheshe prej saj, mendoje ku e kanë marshin, ku e kanë skuadrën. Ishe tmerrësisht e vështirë. PS ka disa shanse, ky është njëri prej tyre. PD rrëshqiti, PS e ndërtoi themelin e saj, mbi filoozfinë e një shkrimtari, Dritëroi, Ismalili, njerëz të penës. Kjo ishte lindja shumë e vështirë. Po të mos ishte Dritëroi, zor se do të kishim mëngjesin e së nesërmes. Në PS sot ka kundërshtar të Dritëroit, por merita e PS është që nuk pati refraktarë, njerëz agresivë. Sot PS, nuk është parti e cila dashurohet. Në PS, nëse kontribuon, kontribuon.
PS në vendin tonë, PS do të thotë normalitet. Individi, çdo grup e do normalitetin e vendit të vet. Fakti që sot PS rinovohet gjysma, do të thotë që rinovohet e tërë. Rinovimi i PS është i domosdoshëm. Ka kuptuar që është e korruptueshme, mund të kthehet në makinë të madhe rreziku. Çdo parti, janë grupe interesi. Siç u degradua PD. Është pragmatist, ka kuptuar që ka të korruptuar. Sigurisht, jo të gjithë. Rama ka gjetur mënyrën, jemi shoqëri problematike me korrupsionin. Rama ka gjetur filozofinë të bëjë ndryshme, të transfuzionin”, theksoi ai.