Në Shqipëri jetojnë 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 mije 950 familje. Ky numër i popullsisë është tkurrur me 420 banorë krahasuar me atë të regjistruar në censin e 2011. Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli tha në një intervistë për “Money Report” se kanë ndjekur rekomandimet e OKB-së dhe BE-së.
“INSTAT ndoqi metodologjinë e ofruarn ga rekomandimet e OKB-së, Komisionit për Ekonominë, rregullat e BE-së që të kishim një proces standart konform të gjitha rekomandimeve si në shtetet e tjera. Kjo na bën ndihemi profesionalë, krenarë që pasi gjithë asaj pune ne arritëm një proces cilësor, duke ndjekur të gjithë rekomandimet, standartet dhe na bën të ndihemi sot profesionistë dhe të deklarojmë rezultatet e një procesi që ia arriti qëllimit.”, u shpreh Dhuli.
Ajo theksoi se do të kryen analiza të detajuara për të gjetur faktorët kyç të tkurrjes së popullsisë.
“Të dhënat e censit janë të dhëna të një foto të çastit, numri i popullsisë i referohes datës shtator, momenti i fillimit të mbledhjes së të dhënave. Me analizat e detajuara do të vazhdojmë studimet për të gjetur faktorët kyc të lëvizjes së popullsisë. Tre janë fakt kryesorë, statistikat jetësore, lindjet dhe vdekjes, dhe lëvizja e shqiptarëve. Gjatë tre dekadave të fundit, kemi tkurrje të popullsisë por çdo dekadë ka ndryshimet e veta demokrafike dhe për këtë arsye do të vazhdojmë analizat e thelluara për të studiuar faktorët që kanë ndikuar.”, tha ajo.