Ministria e Jashtme qipriote ka dënuar deklaratat e ministrit të Jashtëm turk, Hakan Fidan, lidhur me përfshirjen e mundshme të Qipros në operacionet në Lindjen e Mesme.
Ministria thotë në deklaratë se “referencat për militarizimin e Qipros nga ministri i jashtëm i Turqisë, i cili ka mbajtur dhjetëra mijëra ushtarë ilegalisht në Qipro për pesë dekada, janë të kuptueshme provokuese. Republika e Qipros rekomandon ruajtjen e sigurisë në rajon dhe dënon qëndrimin turk”.
Më herët, ministri turk tha se Qipro ishte kthyer në një bazë ushtarake e Izraelit për të sulmuar në Rripin e Gazës. Sipas ministrit të Jashtëm turk, Hakan Fidan kjo rrit rrezikun që konflikti të arrijë edhe në ishullin lindor të Mesdheut.