Giuseppe Marotta, presidenti i ri i Interit, konfirmon dy rinovime të rëndësishme te kampionët në fuqi të Italisë.
“Rinovimin me Lautaron quajeni të kryer. Mungon vetëm firma mbi kontratën e re, diçka që do të ndodhë pasi kapiteni të rikthehet nga Kombëtarja. Po rinovimi me Simone Inzaghin? Po, e kemi mbyllur gjithashtu. Edhe trajneri do të firmosë së shpejti”, theksoi Marotta.
I cili u shpreh se ndihet krenar për bllokun interist te kombëtarja e Italisë: “I përgëzova të gjithë pas fitores ndaj Shqipërisë”.
Nuk mungon një koment në veçanti për Nicolo Barellan, autori i golit të dytë për të kaltrit në suksesin 2-1 kundër kuqezinjve të Sylvinhos.
“Ka përulësi, fantazi dhe talent, Barella është një futbollist modern dhe i kompletuar. Mund të luajë pa probleme në rolin e Calhanoglusë”.