Sot është “Bloomsday”, një festë vjetore e “Uliksit” të Xhojsit. Uliksi përshkruan një ditë të vetme në jetën e Dublinit modern në 16 Qershor të 1904. I modeluar në mënyrë të famshme nga “Odiseja”, narrativa e tij fokusohet në dy personazhe, Leopold Bloom, një njeri i zakonshëm nga klasa e mesme dhe Stiven Dedalus, një intelektual i lëvizshëm. Bota e tij megjithatë popullohet nga shumë njerëz të tjerë, gra dhe fëmijë nga të gjithë fushat e jetës.
“Uliksi” është gjithashtu një mikrokozmos i forcave materiale që qeverisin jetën: eksploron gjithçka nga shteti-komb kolonial dhe ekonomia kapitaliste deri te çështjet e klasës, racës, gjinisë, seksualitetit dhe besimit, përfundimisht duke ngritur pyetjen çfarë do të thotë të mbetesh gjallë në botën moderne. “Uliksi” është, për lexuesit e tij më të apasionuar, një imazh i gjallë i përllogaritjeve të veprimit njerëzor dhe dëshirës.
Duke përmbajtur kaq shumë, dhe kjo pa përmendur meditimet për Danten dhe Shekspirin dhe një numër të madh figurash të tjera titanike, ndoshta nuk duhet thënë se “Uliksi” ka një reputacion për vështirësinë.
Sipas Xhojsit, “Uliksi” duhet të ishte një sfidë e veçantë për lexuesin. “Kam futur kaq shumë enigma dhe gjëagjëza”, tha ai, “saqë do ti mbajë profesorët të zënë për shekuj duke diskutuar për çfarë e kisha fjalën, dhe kjo është mënyra e vetme për të siguruar pavdekësinë.” Por të mendosh për “Uliksin” vetëm në këto kondita, si një gjëagjëzë për tu zgjidhur nga profesorë, kërcënon të errësojë çfarë shumë lexues e përjetojnë si mahnitje me këtë libër: gëzimet surprizuese që gjenden mes qindra faqeve të tij dhe vendet dhe personalitetet.
Pavarësisht se çfarë mund të thonë atëherë, “Uliksi” nuk ju përket elitës kulturore apo shoqërore, dhe sigurisht nuk është pronë e klasës së mesme literare. Përkundrazi, “Uliksi” është një libër që përpiqet më shumë se ndonjë vepër tjetër fiksioni, në thelbin e gjuhës së tij dhe rrëfimit të përrallës së tij, për të projektuar një botë të patjetërsueshme nga ana e lirisë dhe me solidaritet përmes të gjithë njerëzve dhe veçanërisht për ato që duhet të punojnë që të mbijetojnë.
“Uliksi” është, pa lajmëruar ndonjëherë shpesh, një kryevepër e letërsisë socialiste. Sot duhet ta kremtojmë në këto kushte.
Sigurisht, “Uliksi” ka të bëjë shumë me socializmin historik. Duke ju drejtuar Kongresit të Shkrimtarëve Sovjetikë në 1934, Karl Radek denoncoi Xhojsin, duke pretenduar se “Uliksi” ishte një rrjetë merimange me alegori dhe reminishenca kulturore, një çerdhe me krimba e fotografuar nga një kamera filmash nepërmjet një mikroskopi.
Ashtu si lexuesit e Xhojsit në 1910 dhe 1920, llojet e narrativave me të cilat jemi akoma të mësuara janë për triumfin e individit, nepërmjet vendosmërisë dhe vullnetit, mbi realitetin e tyre konkret social. Ndërkohë që nuk është koinçidencë që epoka borgjeze fillon me Robinson Kruzonë në 1719 ku mësimi individual i botës ka trajtim pothuajse shkencor, deri atëherë arti narrativ ka vazhduar me përshtatjen e lexuesve ndaj kalkulimeve dhe individualiteteve egoiste ku kapitali lulëzon.
Për kontrast, “Uliksi” kategorikisht e refuzon këtë tendencë. Në nivelin e formës lexohet shumë pak si një roman borgjez i fokusuar sesa një epikë moderne që përfshin shumë zhanre, moda apo gjuhë dhe mikronarrativa. Këto mbahen bashkë në mënyrë disnjuktive si simfoni e kakofonisë, që gjysma janë të këndshme me rradhë, nënshtresat e tyre, zëvendësimin e së vjetrës dhe suplementet. Fragmentet e përmbajtjes narrative vetëm sa rikthehen ose ringrihen në kombinimin e tyre me gjithçka tjetër. Ky është kuptimi i vërtetë dy termave që hasen shpesh “parallax” dhe “metempsikozë” që Blumi ka vështirësi ti shpjegojë për hatër të lexuesit jo për hatër të personazheve të tjerë.
Te “Uliksi”, narrativë do të thotë të përfshish në një jetët e individëve në atë çfarë Marksizmi e përshkruan si “uniteti i historie të madhe kolektive”. Secili personazh është në çdo moment i shumtë, një nga të shumtit por që mban shumë brenda vetes, në mënyrë që e vetmja mënyrë e qenies në këtë botë është të jesh në mënyrë affirmative social. “Uliksi” përdor prandaj formën për të destabilizuar marrëdhënien jashtësuese që ka përkufizuar të gjithë karakteriologjinë literare, një marrëdhënie mes njërit dhe të shumtit, në të cilin heroi individual triumfon mbi të gjithë të tjerat. A.K./TemA