Kryeministri Edi Rama, në një konferencë që mbajti me kryebashkiakun e Prishtinës, Përparim Rama iu bëri thirrje investitorëve në Kosovës që të vijnë të investojnë edhe në Shqipëri.
“Më vjen mirë që kohët e fundit ka një numër në rritje sipërmarrësish nga Prishtina por edhe komuna të tjera të Kosovës që interesohen për të investuar në Shqipëri. Përfitoj nga rasti t’ju them edhe të tjerëve që Shqipëria është shtëpia juaj dhe ju nuk jeni investitorë të huaj në Shqipëri por jeni investitorë shqiptarë. Punët po shkojmë shumë mirë për investimet, turizmin. Të gjitha ata që po vijnë si turistë, sipërmarrës, dëshiroj të shoh gjithmonë e më shumë sipërmarrës nga Kosova që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri në cdo sektor që ata dëshirojnë.”, tha Rama.