Prej datës 1 korrik, me vendim qeverie, do të hyjë në fuqi rritja e pagave për 30 mijë punonjës të sistemit arsimor.
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale shprehet se kjo u arrit falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore.
Kreu i qeverisë shprehet se “e morëm në dorë copë e çikë dhe e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 euro në muaj”.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e morëm në dorë copë e çikë, e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 EURO në muaj, si edhe me bindjen se më e mira është ende përpara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.