Shkolla 9-vjeçare “Fatos Lami” është prekur nga transformimi strukturor i objekteve arsimore në Bashkinë Kamëz, duke arritur kështu standarde dhe kushte optimale.

Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar në Facebook pamje nga punimet që po bëhen për rikonstruksionin e shkollës, e cila është drejt përfundimit dhe po përgatitet të mirëpresë 700 nxënës e mësues.

“MIRËMËNGJES

dhe me një tjetër shkollë që po rilind në Kamëz, “Fatos Lami” për 700 nxënësit dhe mësuesit e saj, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.