Mund të vendosë dy të tillë. Cristiano Ronaldo është në ato nivele që në çdo ndeshje e në çdo turne të madh mund të thyejë rekorde, dhe kështu mund të ndodhë në sfidën kundër Georgjisë në Euro 2024.
Ai u bë rekordmen këtë edicion, si i vetmi lojtar që merr pjesë në 6 Europianë, por sërish kërkon më shumë, me “superyllin” portugez, që nëse arrin të shënojë në sfidën e orës 21:00 në grupin F, do të bëhej i vetmi futbollit me gol në 6 kampionate europiane,.
Cristiano Ronaldoi barazoi rekordin e radhës në ndeshjen e kaluar, pasi shërbeu pasimin e golit për golit e tretë kundër Turqisë, teksa tashmë numëron 8 asiste, po aq sa rekordmeni i mëparshëm, çeku Karel Poborsky. Portugalia fitoi 3 me 0 dhe Ronaldo dha kontributin e tij ndonëse nuk shënoi asnjë herë, me rrjetat që u realizuan nga Bernardo Silva, Samet Akaydin me autogol dhe Bruno Fernandes.
Natyrisht, nëse kapiteni “luzitan” shërben asist, ai do të bëhet më i miri në këtë renditje historike me 9 të tilla, duke lënë prapa legjendën çeke, por sidoqoftë, synimi kryesor i 5 herë fituesit të “Topit të Artë” është fitorja e titullit Evropian, ndonëse do të jetë shumë e vështirë.