Kërkesa e Gazment Bardhit për mocion me debat për emisionin e RAI3 për Shqipërinë, është rrëzuar nga kryetarja Lindita Nikolla.
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dorëzoi dje kërkesën për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama, për akuzat që ka ngritur emisioni Report në RAI3. Mocioni nuk është pranuar nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa në leximin e shkresës ka lënë mënjanë pikën ku flitet për Sali Berishën.
“Së pari kur lexon njoftimet, të lutem lexoji nga fillimi në fund. Duhen lexuar me korrektësi, ajo shkresa 2164 protokoll ka dhe një pikë zonja kryetare që ju e anashkaluat“-ishte përgjigja e Gazment Bardhit.