Jordan Bardella, kreu i “Tubimit Kombëtar” në Francë, e përshkruan Rusinë si një kërcënim për sigurinë e Europës dhe se ai nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë.
“Ne jemi gat për të qeverisur”, siguroi sot kreu i partisë së ekstremit të djathtë.
“Tubimi Kombëtar është sot e vetmja lëvizje që mund të zbatojë drejtpërdrejt dhe realisht pritshmëritë që francezët kanë shprehur qartë.
Me pak fjalë “Ne jemi gati”, tha Bardella, i cili aspiron të bëhet kryeministër nëse merr shumicën absolute në zgjedhjet e 30 qershorit dhe 7 korrikut.
Bardella e quajti Rusinë një kërcënim për sigurinë e Europës dhe tha se ai do të ishte “tepër i kujdesshëm” në lidhje me ndërhyrjen e Moskës në punët e brendshme të Francës dhe se, nëse zgjidhet, ai do të ruajë mbështetjen e Francës për Ukrainën, por nuk do të dërgojë as trupa franceze dhe as raketa me rreze të gjatë veprimi.