Sergio Ramos mbajti verën e kaluar premtimin për t’u rikthyer te Sevilla, skuadra e tij e zemrës dhe ajo ku hodhi hapat e para si futbollist profesionist. Gjithsesi, aventura e dytë në “Ramon Sanchez Pizjuan” nuk shkoi ashtu siç qendërmbrojtësi kishte ëndërruar.
Skuadra zhvilloi një sezon ndër më të dobëtit e viteve të fundit, ndërkohë që 38-vjeçari regjistroi 37 ndeshje dhe shënoi 7 gola.
Me anë të një komunikate zyrtare, klubi andaluzian lajmëroi mbylljen e bashkëpunimit me Sergio Ramos, i cili ka dalë lojtar i lirë.
E ardhmja e tij pritet të jetë Arabia Saudite, por nuk përjashtohet një transferim në MLS-në amerikane.