Premier League do të ngrejë siparin e sezonit të ri 2024-2025 të premten e 16 gushtit dhe këtë të martë, Federata Angleze e Futbollit ka përcaktuar përcaktuar edhe sfidn hapëse, që do të jetë ajo mes “Djajve të Kuq”, të Manchester United dhe skuadrës së Fulham, që do të luhet në mitikun e “Old Trafford”.

Nëse për djemtë e Ten Hag do të jetë një përballje e lehtë, totalisht e kundërta është për “Qytetarët” e Manchester City, të cilë do të përballen më 18 gusht, me “Blutë” e Chelsea, në “Stamford Bridge”, ndërsa “Të Kuqtë” e Liverpool do të nisin gjithçka përballë të sapongjiturve në elitë, Ipswich Town.

Sezoni i ardhshëm i Premier League do të zhvillohet në 33 fundjava, katër mesjava dhe e ashtuquajtura “Boxing Day”, teksa sipari do të ulet më 25 maj të vitit të ardhshëm, teksa pritet që të jetë një sezon spektakolar, sidomos pas këtij edicioni që sapo përjetuam.