Një ditë para se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni të vizitojë kantieret e kampeve të emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër, kanë përfunduar ndërtimet në qendrën pritëse.
Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, që ndodhet sot në Shëngjin, raporton se tashmë është gjithçka gati dhe qendra është marrë në dorëzim nga autoritetet italiane.