Shqipëria u largua me kokën lart nga Euro 2024, ku kishte rënë në “Grupin e Vdekjes” së bashku me Spanjën, Italianë dhe Kroacinë, me “Kuqezinjtë” lanë shenjë në eventin që tashmë ka hyrë në fazat me eliminim direkt me golin më të shpejtë në historinë e Evropianit dhe barazimin epik kundër Kroacisë, që i mbajti në lojë për kualifikimin në ndeshjen e fundit.
Një tjetër statistikë e fazës së grupeve bën protagonist një futbollist shqiptar, teksa sipas specialistëve të Transfermarkt, Ylber Ramadani është futbollisti që ka përshkuar më shumë kilometra në tri ndeshjet e para, me mesfushorin e Leçe, që është një pikë shumë e rëndësishme e Shqipërisë së Sylvinhos, ka vrapuar në total 37.5 km, duke qenë i pakonkurreshëm në këtë aspekt.
Golashënuesi më i mirë deri tani është sulmuesi i Gjeorgjisë, Mikautadze, me 3 gola, ndërsa dribluesi më i mirë francezi Dembele me 22 driblime, ndërsa portieri i Gjeorgjisë, Mamardashvili, kryeson me numrit e pritjeve me plot 20 të tilla.