Shqipëria luan miqësoren e fundit përpara startit të Europianit, me kuqezinjtë që ndeshen kundër Azerbajxhanit në Hungari.

Duket se trajneri Sylvinho i ka besuar formacionin titullar mesfushës dhe sulmit që pritet të luajnë dhe në Europian, me Ramadanin, Asllanin, Bajramin, Asanin, Seferin dhe Brojën që do e nisin këtë takim që nga minuta e parë.

Nga ana tjetër, në mbrojtje janë rikthyer Hysaj dhe Djimsiti, ndryshe nga miqësorja e fundit me Lihtenshteinin, të cilët zëvendësojnë Balliun dhe Ismajlin, me Ajetin dhe Mitajn që qëndrojnë të paprekur, ndërsa në portë është zgjedhur Strakosha, që zëvendëson Etrit Berishën.

Ndeshja mes Kombëtares shqiptare dhe Azerbajxhanit do të luhet në Haladas në Hungari në orën 19;00 një sfidë kjo që do të transmetohet në platformën Digitalb.

KOMENTI:

67′ Manaj hyn në zonë dhe godet me të djathtën, por Mahammadal i mohon golin sulmuesit shqiptar.

61′ Tjetër zëvendësim në radhët e Shqipërisë. Largohet Seferi dhe në vendin e tij futet Laçi.

54′ Sheydaev provon me një gjuajtje nga brenda zonës, me tentativën e azerit që shkon mbi kuadrat.

46′ Katër zëvendësime nga ana e Sylvinhos në radhët e Kombëtares. Largohen Asani, Broja, Mitaj dhe Djimsiti, në vendet e tyre futen Hoxha, Manaj, Aliji dhe Mihaj.

46′ Nis pjesa e dytë e miqësores!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Shqipërisë 1-0!

39′ Bajrami i afrohet golit të dytë me një predhë nga goditja e dënimit, me portierin Mahammadal që arrin të devijojë topin.

34′ Kristjan Asllani lëshon një predhë nga distanca, e cila shkon ngjitur me portën.

24′ Isaev godet nga distanca, por topi shkon mbi kuadratin e portës.

12′ Shqipëri 1-0 Azerbajxhan/ Nedim Bajrami lëshon një gjuajtje me të djathtën nga distanca, e cila shkon në cepin e portës, me portierin që nuk arrin dot ta ndalë. (VIDEO)

1′ Starton sfida në Haladas!