Shtëpia e Marilyn Monroe u shpall monument historik nga këshilli i qytetit të Los Anxhelosit, për të parandaluar shkatërrimin e kësaj rezidence ku aktorja dha frymën e saj.
Vendimi u miratua unanimisht. Kjo do t’i lejojë qytetit të mbrojë këtë ndërtesë të vendosur në lagjen e pasur Brentwood dhe të blerë së fundmi nga amerikanët e pasur që dëshirojnë ta prishin atë.

“Nuk ka asnjë person apo vend tjetër në qytetin e Los Anxhelos që të jetë aq ikonë sa Marilyn Monroe dhe shtëpia e saj në Brentwood”, tha këshilltarja e qytetit, Tracy Park.
Marilyn Monroe u zhvendos në këtë shtëpi në 1962 menjëherë pas divorcit të saj nga Arthur Miller, në përpjekjen e saj për të rifituar privatësinë.

Në këtë shtëpi, e padukshme nga rruga, aktorja u gjet e vdekur vetëm gjashtë muaj më vonë për shkak të mbidozës së drogës në moshën vetëm 36-vjeçare. Rezidenca kishte pronarë të ndryshëm pas vdekjes së yllit të famshëm të filmave.
Por polemikat shpërthyen vitin e kaluar pasi u ble nga Brianna Milstein, një trashëgimtare e pasur, dhe Roy Banks, një producent televiziv i realitetit.