Gazetarja Klodiana Lala e cila ishte e ftuar dje në “Top Story” ka sjellë në vëmendje edhe një skandal ku ka qenë i përfshirë Fredi Beleri, të publikuar nga mediat greke.
Sipas tyre Beleri ka dëshmuar në Gjykatën greke dhe i ka shpëtuar jetën vrasësit të kryekomisarti Artan Cukut.
Klodiana Lala: Vetëm pak ditë përpara se të votohej për parlamentin europian, kishte disa media serioze në Greqi që për herë të parë zbuluan një skandal të jashtëzakonshëm dhe duhet thënë një skandal që jo vetëm turpëron Greqinë, por së pari Shqipërinë. Që Fredi Beleri kishte qenë dëshmitari kryesor në një proces në Gjykatën e Lartë greke, ku njeriu i cili i ka shpëtuar drejtësisë nuk është as më shumë dhe as më pak, por njeriu që ka organizuar dhe urdhëruar vrasjen e kryekomisarit Artan Cukut dhe kishte zyrtarë po të tjerë. Është vendim i publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, ka ardhur në gjykatën shqiptare për shkak se gjykimi ndaj Bledar Jambellit është duke vijiuar në gjykatën e Tiranës dhe kjo gjë u bë publike në mediat greke vetëm në momentin kur vetë grekët e kuptuan që një person me rekorde dhe problematika po shkonte drejt një karrige në parlamentin Europian. Atëherë u ndërgjegjësuan ata dhe filluan, prit se ne kemi një skandal aty poshtë tavolinës dhe duhet ta nxjerrim. E di çfarë rezultonte? Më të rrezikshmit e botës së krimit, kishin shpëtuar duke u pajisur me pasaporta si minoritarë në Shqipëri.
Grida Duma: Karamuço e konfirmon si lajm?
Ervin Karamuço: Po, po e mbështes Klodin. Është edhe një punonjës së Komunitetit të Kulteve që i ka dalë emri në të. Beleri e ka çuar atë në gjykatë dhe i ka thënë fol tani që ai person që ka urdhëruar vrasjen e kryekomisarit Cuku, nuk duhet të dërgohet në Shqipëri sepse i rrezikohet jeta. Aty ka mbrojtur kishat greke, mendoje deri këtu, ai është nga Fieri, mos gaboj.
Klodiana Lala: Po është i lindur në Fier dhe nuk është fare minoritar.