Tifozët serbë janë vënë sërish në qendër të vëmendjes për skenat e shëmtuara në Europianin e Gjermanisë. Këtë herë huliganët serbë janë përleshur me policinë gjermane në Mynih disa orë para ndeshjes mes Serbisë dhe Danimarkës.
Në video shihen qarta se disa tifozë që sulmojnë policinë gjermane me gurë dhe sende të tjera të forta. Sipas raportimeve, një prej punonjësve të policisë mbeti i plagosur, ndërsa u shkaktuan dhe shumë dëme materiale.
Edhe në këtë përleshje nuk kanë munguar thirrjet kundra Kosovës, ndërsa dhjetëra tifozë janë arrestuar nga policia gjermane.