Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho e konsideron pozitive lojën e Shqipërisë në Euro 2024. Ai tha se Shqipëria theu çdo parashikim këtë Europian, edhe pse ishte në “grupin e vdekjes”, me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Performanca e Shqipërisë në dy ndeshjet e para, me Italinë dhe Kroacinë, sipas Mourinhos, nuk është parë që nga Kosta Rika 2014.
“Shqipëria është një nga skuadrat që theu çdo parashikim. Në grupin e vdekjes, pritshmëri zero, stadiume plot, lojë të mirë, trajner i rastësishëm brazilian, gola në 20 sekonda, gola në minutën e fundit, ende gjallë. Nuk e kemi parë këtë që nga Kosta Rika 2014. Kulmi i futbollit”, shkruan Mourinho.