Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në emsionin “ABC e Mëngjesit” se gjatë verës priten 40 arrestime nga SPAK.
Ai ka thënë se mes tyre do të jenë deputetë dhe ish-funksionarë të lartë të policisë së shtetit. Sipas Karamuços, këtë verë vilat në jug do të jenë të mbyllura, pasi shumë prej personave që presin të arrestohen, do të qendrojnë në Tiranë nga frika.
“Ne e prisnim më vonë, por duke parë intervalet e tjera, por sepse na e thonë të huaj, jo këta. Nuk e kemi burimin e brendshëm. Flitet për 30 e ca, 40 arrestime, janë dhe deputetë ose ish-deputë, ish-funksionarë të lartë të policisë së shtetit, disa nga këta që ne i njohim dhe disa që nuk i njohim, i përkasin aksit pak aksit më në një jug. Do zbresim pak më poshtë në aksin Fier-Vlorë, se te dyshi nuk ishte futur Fieri. Nuk është operacion kombëtar, është ndërkombëtar. Do të plasi dhe në disa prej vendeve europiane. Vazhdojnë përmes përgjimeve të SKY EÇ dhe ENCRO, këtë të fundit e kanë pasur më shumë politikanët, kanë pasur telefon vetëm për këtë aplikacion.
Vera do jetë shumë e nxehtë, këta e dinë se do marri pushimet SPAK. Të gjithë janë në punë. Në Jug, këtë vit do shohësh vila mbyllur se do jenë në vëzhgim, do i shikosh nëpër tarraca pallatesh këtë vit se do kenë frikë të shkojnë atje. Ndërkohë, kryeministri i hapi dhe tunelin, por nuk do e kalojnë tunelin këta”, u shpreh eksperti.