Të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë dhe 34 të tjerë u plagosën, pasi forcat ruse kryen sulme me raketa në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.
Guvernatori rajonal, Vadym Filashkin, tha se dy raketa të llojit Iskander-M shkatërruan një shtëpi dhe dëmtuan 16 të tjera në qytetin e Pokrovskit.
“Ky është një prej sulmeve më të mëdha ndaj civilëve që është kryer së fundi. Pasojat e plota të tij do të përcaktohen më vonë”, tha Filashkin, teksa shtuan se në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2024. Që atëherë, ushtria e Moskës sulmon rajonet ukrainase me lloje të ndryshme armësh përfshirë dron dhe raketa.