Dani Carvajal vlerëson lojën dhe rezultatet e kombëtares spanjolle në grupin B të Euro 2024, por thekson përpara sfidës ndaj Gjeorgjisë se tashmë fillon e vështira.
Iberiket e De la Fuentes e mbyllën fazën e grupeve me 9 pikë të plota, duke mbajtur portën të paprekur.
Të dielën, në stadiumin “RheinEnergieStadion” të Këlnit (21:00), Spanja do të përballet me surprizën Gjeorgji për një biletë në çerekfinalet e Europianit.
“Askush nuk na shihte si favorit. Tani që po flasim unë mendoj se ky është një avantazh për ne, pasi luajmë më lirshëm.
Besoj se kemi treguar se mund të jemi në mesin e kandidatëve, por tani fillojnë ndeshjet “jetë a vdekje”.
Është koha për të shfaqur më shumë forcë, sepse na pret një rrugëtim i frikshëm. Por përpara se të mendojmë për të ardhmen le të përqendrohemi te Gjeorgjia”.
Kundërshtar të cilin Spanja e njeh mjaft mirë, teksa e mposhti 1-7 dhe 3-1 në dy sfidat e fazës eliminatore.
“Gabojmë nëse i marrim si referenca ato ndeshje”, bën thirrje mbrojtësi i djathtë i Real Madrid, i cili po shijon një 2024 fantastike