I intervistuar nga UEFA, trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka thurur elozhe për mesfushorin e Interit, Kristjan Asllani, një shtyllë e kuqezinjve që do të sfidojë Italinë e Spallettit të shtunën e 15 qershorit në ndeshjen e parë të grupit B të Euro 2024.
“Kristjani është një lojtar i talentuart teknikisht, i shkëlqyer me të dyja këmbët. Ai është i aftë të luajë në të dyja fazat. Ai është teknik, i ri dhe po hap rrugën e tij. Ka ende shumë për të mësuar, si çdo 21 apo 22-vjeçar. Por Asllani është një lojtar me të vërtetë i fortë për sa i përket aftësive teknike dhe ka shumë personalitet”, ka thënë tekniku brazilian për Kristjan Asllanin.