E ardhmja e Luka Modric ka qenë në pikëpyetje gjatë gjithë sezonit, me kroatin që pritej të largohej nga Reali i Madridit, por në muajin e fundit, çdo gjë mori një rrjedhë të kundërt.
Duket se tashmë nuk ka më dyshime për 38-vjeçarin, i cili ka firmosur me “Los Blancos” edhe për një vit tjetër. Ai do të jetë pjesë e skuadrës së Carlo Ancelottit të paktën deri në vitin 2025.
Kjo gjë u konfirmua disi edhe nga Kylian Mbappe, i cili refuzoi të merrte numrin 10 te Reali i Madridit në respekt të Modric, teksa francezi pritet të mbajë mbi shpinë numrin 9.