Caryn Marjorie është një influencuese e mediave sociale, përmbajtja e së cilës ka më shumë se një miliard shikime në muaj në Snapchat. Ajo poston rregullisht, duke shfaqur momente të përditshme, foto nga udhëtimet dhe selfie. Shumë prej ndjekësve të saj janë meshkuj, të tërhequr nga bukuria e vajzës.
Më pak se tetë muaj më vonë, Marjorie mbylli projektin e Inteligjencës Artificiale. Marjorie kishte parashikuar që CarynAI do të ndërvepronte me fansat e saj në të njëjtën mënyrë si ajo vetë, por gjërat nuk shkuan sipas planit.
Përdoruesit u bënë gjithnjë e më agresivë seksualisht.
“Shumë nga bisedat që lexova ishin aq të frikshëm sa nuk do të doja as të flisja për të në jetën reale,” kujton Marjorie.
Versionet dixhitale njerëzore janë kopje dixhitale të njerëzve që imitojnë zakonet e tyre tekstuale, vizuale dhe dëgjimore. Shumë prej kompanive të mëdha të teknologjisë po zhvillojnë aktualisht oferta të versioneve dixhitale.
Dallimi midis një versioni dixhital dhe chatbot-eve të tjera të AI është se ai është programuar për të imituar një person specifik në vend që të ketë një “personalitet” të vetin.