Tani nuk ka më asnjë dyshim, Mbappe është praktikisht lojtar i Real Madrid.
Këtë lajm të bujshëm e ka bërë të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano, i cili me një postim ka njoftuar se sulmuesi francez ka firmosur për “Los Blancos”.

Çdo dokument është firmosur dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi. Real Madrid kishte disa javë që e kishte mbyllur marrëveshjen, por spanjollët donin ta zyrtarizonin pas finales së Champions League. Javën e ardhshme pritet të jetë njoftimi zyrtar i klubit dhe prezantimi i Mbappe me fanellën e Real Madrid.