Lulëzimi i projekteve të aeroporteve në Nigeri duket se është në kundërshtim me përqendrimin e pasagjerëve të trafikut ajror, shkruan rrjeti konservator britanik. Të premten guvernatori vendas i Zamfara, një nga shtet më të varfra të vendit, mbajti ceremoninë e nisjes së ndrertit të aeroportit ndërkombëtar në qendrën krahinore Gusau.
“Avantazhet ekonomike dhe pasojat e tyre … janë të pamasa,” tha guvernatori Dauda Lawal duke shtuar se pasojat e aeroportit do të “jenë lehtësimi i biznesit dhe i ndërveprimeve sociale”.
Vetmë një muaj më herët Alex Otti, guvernatori nigerian i Abia në juglindje, merrte pjesë në ceremoninë e kthimit në aeroport, të një piste të vjetër ajrore. “Edhe udhëtimi i mijëra kilometrave nis me një hap,” përmendte Otti. Megjithë shqetësimet mjedisore dhe ekonomike, Nigeria vijon me ndërtimet e aeroporteve të pasagjerëve vitet e fundit duke arritur në 33, të gjithë të zotëruar nga entet shtetërore ose federale.
Por kjo nxitje vjen megjithëse vitet e fundit numri fluturimeve të pasagjerëve ka ardhur në rënie teksa vetëm 3 aeroporte përpunonin 92% të pasagjerëve në 2022, sipas statistikave të Nigerisë.
Disa observues thonin se ndërtimi i aeroporteve nuk ka të bëjë me ekonominë por me prestigjin politik.
“Ndoshta është zgjidhja më e thjeshtë për politikanët që nuk duan të ndërtojnë rrugë pasi ato kanë nevojë për mirëmbajtje,” tha komentatori politik Feyi Fawehinmi, për rrjetin The Guardian.
Në disa raste qeveria ka hapur aeroportet e reja dhe nuk i mirëmban, siç ishte aeroporti i Ebonyi që kushtoi 36 miliardë naira ($20 milione). Por këtë vit qeveria federale tha se “po merrte kontrollin nga qeveria lokale prej kostove të mirëmbajtjes”.