Vijon mes debatesh mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS. Gjatë fjalës së tij, socialisti Xhemal Qefalia iu kundërpërgjigj ironive të kryetarit, Ervin Salianji. Qefalia tha se Salianji po thoshte gjëra të llahtarshme dhe se shpreson se deri në fund të punimeve të komisionit të bëjnë gjëra të mira.
“Mos përmendni fjalë të tjera, Beograd apo Sofja. Sa i përket gjërave që mundoheni sa herë që keni të drejtën dhe mundësinë për të folur hapur me mediat, thoni gjërat e ‘llahtarshme’. Por kur dëgjoni dëshmitarët, nuk thoni ashtu. Unë shpresoj që në fund të punimeve të këtij komisioni, të bëjmë një gjë të mirë dhe të ofrojmë zgjidhje ligjore. Është e vërtetë që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dhe 3 anëtarë të tjerë zëvendësueses dhe ju duhet t’i kishit bërë publike”, tha Xhemal Qefalia.
Nga ana tjetër ka ardhur dhe reagimi i Salianjit i cili tha se arsyetimi i drejtoreshës së SHISH ishte i pajustifikueshëm.
“Këtu nuk është me qejf zoti Qefalia, por është me detyrim që të japë dëshminë si dëshmitare. Është e pajustifikueshme të thuash; nuk vij se kam një punë. Institucionet e kësaj Republike i ka kthyer në hiçgjë. Pse ça është SHISH? Është institucion privat. Janë favorizuar persona të paautorizuar nga policia, janë fshehur të dhëna”, tha Salianji.