Media e njohur angleze “Daily Mail” ka bërë një artikull të gjatë për kombëtaren e Shqipërisë, problematikën që po i shoqëron kuqezinjtë tanë në raport me Serbinë. Shtysa vjen nga thirrjet me megafon të Mirlind Dakut pas barazimit 2-2 me Kroacinë dhe “shqiponja” e gazetarit prishtinas Arlind Sadiku para tifozëve serbë, në ndeshjen e tyre ndaj Anglisë:
“Një futbollist shqiptar drejtoi me megafon thirrjet e tifozëve “f*** Maqedoni dhe f*** Serbi, pas barazimit 2-2 të skuadrës së tij me Kroacinë. Këtë e kanë zbuluar pamjet në rrjetet sociale.
Mirlind Daku, 26 vjeç, erdhi nga stoli gjatë ndeshjes magjepsëse të ‘Euro 2024’ dhe e ndihmoi skuadrën e tij të siguronte një pikë të vonë dramatike, me zëvendësuesin tjetër Klaus Gjasula që goditi kroatët në frymën e fundit.
Pamjet e marra menjëherë pas bilbilit të trefishtë tregojnë Dakun duke mbajtur një megafon dhe bërtitur thirrje nënçmuese në shqip, të përkthyera në anglisht si ‘f*** Maqedonia dhe f*** serbët’, ndërsa bënte gjeste për përkrahësit për t’u bashkuar me të.
Daku, i cili më parë ka përfaqësuar Kosovën, para se të kalonte te Shqipëria në vitin 2023, luan në nivel klubesh për rusët e Rubin Kazan. Serbia është aleate me Rusinë, edhe në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës, i cili filloi në vitin 2022.
🚨 BREAKING: #Albanian 🇦🇱 player Mirlind Daku from #Gnjilane #Kosovo and #Metohija chanted yesterday “qifsha Makedonen and qifsha Shkije” which Albanians derogatory use for “f Macedonias and f Serbs”. All this happened in the stadium after the game with #Croatia 🇭🇷 in #EURo2024… pic.twitter.com/xtdpibg1Q5
— EAGLE 🇷🇸 (@SerbEagleAI) June 20, 2024
Serbia, të cilën Anglia e mposhti ngushtë 1-0 në ndeshjen e saj hapëse të ‘Euro 2024’, të dielën e kaluar, kërcënoi të largohej nga turneu të enjten nëse UEFA nuk merr masa të rrepta ndaj Kroacisë dhe Shqipërisë, pas thirrjeve ofenduese gjatë ndeshjes.
Tani, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka zbuluar se do të dërgojë një apel në UEFA kundër ‘thirrjeve nacionaliste’, që përfshin Dakun.
“Shprehim shqetësimin tonë të thellë dhe kërkojmë dënim pa mëdyshje lidhur me thirrjet nacionaliste të përfaqësuesit të Shqipërisë Mirlind Daku, të drejtuara kundër shtetit maqedonas pas ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë, në Kampionatin Evropian, – thuhet në njoftimin e federatës maqedonase të enjten.
– Sjellja është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat bazë të sportit e respektit të ndërsjellë, që promovon futbolli.
Sporti, veçanërisht futbolli, është baza për të mbajtur bashkë njerëz të kombësive të ndryshme dhe një mjedis për bashkëpunim e respekt. Retorika nacionaliste, megjithatë, i minon këto parime, duke nxitur ndarjen dhe armiqësinë midis tifozëve dhe shoqërive.
Parimet e neutralitetit politik janë të përfshira në rregulloret e shoqatave ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA. Federata e Futbollit të Maqedonisë do t’i dërgojë një letër zyrtare UEFA-s për këtë sjellje skandaloze.
I bëjmë thirrje futbollistit shqiptar Mirlind Daku që të kërkojë falje publike për sjelljen e tij, duke njohur dëmin që ka shkaktuar”.
Të dyja grupet e tifozëve mund të dëgjoheshin duke bërtitur ‘vrisni serbët’ brenda stadiumit gjatë ndeshjes. Incidenti i megafonit të Dakut duket se shkaktoi më shumë thirrje nënçmuese nga mbështetësit.
Serbia u mërzit gjithashtu kur një gazetar i televizionit kosovar bëri shenjën e shqiponjës shqiptare drejt tifozëve serbë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, në ndeshjen hapëse kundër Anglisë.
Arlind Sadiku, i cili raporton për kanalin televiziv ‘Artmotion’, është përjashtuar nga pjesa e mbetur e turneut për ‘sjellje të pahijshme’.
“Ajo që ndodhi është skandaloze dhe ne do t’i kërkojmë UEFA-s sanksione, edhe me koston e mos vazhdimit të garës”, – tha sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Jovan Surbatovic.
Jemi të sigurt se do të dënohen, sepse tashmë UEFA i është përgjigjur apelit tonë për ta hequr nga Kampionati Europian të ashtuquajturin gazetar shqiptar.
Do të kërkojmë nga UEFA që të ndëshkojë federatat e të dyja kombëtareve”.
Mirlind Daku kërkoi falje publike:”
Përshëndetje të gjithëve. Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024. Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.
Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar. Me respekt, Mirlind Daku”.