Luciano Spalletti u konfirmua në stolin e Italisë deri në Botërorin 2026 nga presidenti i Federatës, Gravina. Trajneri italian, në një konferencë zyrtare për shtyp pas dështimit në Euro 2024 u shpreh se e di mirë çfarë duhet të bëjë për të ringritur Italinë.
“Më jep kënaqësi të madhe të falënderoj tifozët për afërsinë dhe dashurinë që na kanë treguar, të falënderoj lojtarët për disponueshmërinë e tyre. Dhe mbi të gjitha stafin e të gjithë Federatës për cilësinë dhe gatishmërinë për të gjetur zgjidhje për çdo problem të vogël që mund të ketë. Ka zhgënjim sepse me rezultatin tim nuk u tregua niveli i tyre i cilësisë, ata janë vërtet bashkëpunëtorët më të mirë.
Pas ndeshjes së djeshme ne u kthyem në zero dhe duhet të fillojmë përsëri nga atje. Mendoj se di çfarë të bëj. Në zgjedhjet e ardhshme do të përpiqem të rinovoj më tej skuadrën sepse drejtuesit e disa gjërave nuk më dhanë përgjigjet që kërkoja. Ne po kërkojmë një te ardhme ku ngjitemi nga poshtë lart, e ardhme më e re, me energji të reja dhe që ka pika të reja të forta”, tha Spalletti.