Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj një muaj më parë humbi bashkëshorten e tij, Kostandina e cila prej 2 vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë. Ndonëse ka kaluar 1 muaj, mesa duket aktori nuk e kaluar akoma ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij.
Ditën e sotme Llakaj e ka kujtuar Kostandinën përmes një postimi në InstaStory, duke treguar se sa shumë ia ndien mungesën asaj dhe se sa e pakuptimtë është jeta pa njerin e tij të zemrës.
“Imja Kostandina, një muaj pa ty… Përpëlitem në vuajtje pa fund dhe s’di…, kam nevojë për këtë fytyrë, për këtë dorë, për këta sy… Ike dhe më more kuptimin e jetës… U bëre dhimbje”- ka shkruar Agroni.