Ukraina ka riatdhesuar tashmë 600 fëmijë të dërguar ilegalisht në Rusi por sipas ambasadorit ukrainas në Holandë, Oleksandr Karasevych thotë se ka më shumë se 20 mijë incidente të tilla.
“Nëse shikojmë shkallën e krimeve të kryera, është e madhe: vetë rusët thonë se kanë deportuar 700,000 fëmijë nga territori ukrainas në territorin e tyre, por ne kemi të dhëna për rreth 20,000 raste të ngjashme dhe fatkeqësisht vetëm 600 fëmijë janë kthyer në shtëpi.“, tha ambasadori, cituar nga mediat ukrainase.
Gjatë një fjalimi në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), ambasadori vuri në dukje se pas dëbimit në Rusi, të rinjtë ukrainas ndryshojnë shtetësinë dhe emrin e tyre dhe jepen për birësim nga familjet vendase.
“Ky largim i paligjshëm i fëmijëve, si dhe rusifikimi i fëmijëve tanë, është pjesë e një politike gjenocidale kundër popullit tonë”, theksoi Karasevych.