Nëntë persona u plagosën nga sulmet ukrainase në rajonet ruse të Belgorod dhe Kursk, të cilat kufizohen me Ukrainën.
Rajoni i Belgorodit është një objektiv i sulmeve ukrainase ndërsa Kievi po përpiqet të godasë infrastrukturën ushtarake të përdorur nga ushtria ruse për të goditur qytetet dhe rrjetin energjetik të vendit me raketa dhe dronë.
Në rajonin e Kursk, “një helikopter ukrainas hodhi një mjet shpërthyes mbi një makinë këtë mëngjes”, tha guvernatori në detyrë Alexei Smirnov. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital.