UNICEF-i njoftoi se nëntë nga dhjetë fëmijë në Gaza nuk kanë lëndë ushqyese të mjaftueshme nga grupet ushqimore që do të siguronin rritjen dhe zhvillimin e tyre të shëndetshëm.
“Në Rripin e Gazës, muaj të tëra dhune dhe kufizime në dërgimin e ndihmave humanitare kanë shembur sistemet ushqimore dhe shëndetësore, duke rezultuar në pasoja katastrofike për fëmijët dhe familjet e tyre,” tha UNICEF.
Të dhënat e mbledhura midis dhjetorit 2023 dhe prillit 2024 tregojnë se nëntë nga dhjetë fëmijë në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën ofensivën izraelite që nga tetori i kaluar, vuajnë nga një mungesë e madhe ushqimi, që do të thotë se ata mbijetojnë me jo më shumë se dy grupe ushqim në ditë, raporton Reuters.
“Kjo është dëshmi e ndikimit të tmerrshëm që ka ky konflikt dhe shkurtimet e ndihmave në aftësinë e familjeve për të plotësuar nevojat ushqimore të fëmijëve, si dhe shpejtësinë me të cilën kjo situatë po i vë fëmijët në rrezik të kequshqyerjes kërcënuese për jetën”, paralajmëron UNICEF.