Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në një takim aktivistin shqiptaro-amerikan, Geri Kokalari.
“Kënaqësi të pres te palodhurin Geri Kokalari në Tiranë, pas 10 vitesh. Qyteti ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë, por Geri jo dhe aq – një aktivist pro shqiptar super-energjik, gjithmonë në lëvizje. Falenderues për shërbimin e tij në vendin tonë”, shkruan Veliaj, duke postuar një foto në platformën X.