Pas aludimeve mediatike se vëllezërit Valter dhe Durim Bami janë arrestuar në Dubai, policia ka dhënë detajet.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se në qëndrimin zyrtar, policia thotë se janë shoqëruar nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe dy persona.
Ndër të tjera mësohet se pritet përgjigjja e provave shkencore, nëse personat e ndaluar janë vërtetë ata.
Ky ndalim ka ardhur si pasojë e raportimit të policisë së Shqipërisë se Valter dhe Durim Bami fshihen në Dubai.