Prej më shumë se gjysmë ore Shqipëria ndodhet në ‘black out’, ku shumë qytete mbetën pa eneegji elektrike.
Top Channel ka mësuar se avaria është shkaktuar nha një problem i jashtëm në linjën me Malit të Zi. Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga OSHEE. Energjia elektrike vijon të jetë e ndërprerë në Tiranë, ndërsa në shumë rrethe është rikthyer.