Dalin detaje të reja në pah lidhur me video-skandalin mbretëror ku ishin të përfshirë Princ Leka, Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit. Nga deklarimet e Princ Lekës thuhej se videoja nuk ishte publikuar nga ai duke fajësuar prokurorinë për këtë veprim.
Prokuroria e Tiranës ka hetuar gjatë në lidhje me publikimin e videos dhe sipas burimeve të gazetares Dorjana Bezat, ka qenë vetë Princi Leka ai që ka publikuar video-skandalin. Prokuroria i ka kërkuar celularin Princit për verifikime të mëtejshme por ai nuk e ka dorëzuar duke thënë se e ka thyer nga stresi.
Sidoqoftë nga verifikimet e prokurorisë rezulton se Princi i ka dërguar videon të dashurës së tij aktuale Blerta Celibashit. Kjo e fundit me marrjen e videos ka shkuar në kancelari për ta hedhur në një usb.
Kur i është kërkuar telefoni nga prokuroria Blerta ashtu si Princi nuk e ka dorëzuar, me pretekstin se e kishte futur gabimisht në lavatriçe. Nga verifikimet e bëra në kancelarinë ku është kaluar videoja në usb nga ana e Celibashit, është thënë nga punonjësja se videoja është fshirë dhe nuk është shpërndarë nga ata.
Si rezultat i ktyre veprimeve, Prokuroria e Tiranës ka bërë përgjegjës Princ Lekën për publikimin e videos, pasi pamjet e nxjerra në rrjet janë shumë më të gjata se ato që posedon prokuroria.
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet në lidhje me video-skandalin ku përfshihet Princi Leka dhe aktorja Elia Zaharia. Me vendim të Prokurorisë janë dërguar për gjykim Princi Leka, Elia Zaharia si dhe babai i aktores Gjergj Zaharia për akuzën e dhunës në familje.
Mësohet se divorci mes çiftit është bërë me dakordësinë e të dy palëve, dhe përsa i përket vajzës së tyre 3-vjeçare është vendosur që të lihet nën kujdesin e të ëmës. Për më tepër është rënë dakord që Princi Leka të takojë të bijën çdo ditë të javës nga dy orë dhe në fundjavë ka të drejtë takimi pa orar të kufizuar.