Atmosfera që tifozët e Kombëtares kanë dhuruar në Gjermani gjatë Euro 2024 ka qenë fantastike, teksa në ndeshjen kundër Italisë në stadiumin e Dortmundin ishin më shumë se 50 mijë zemra kuqezi.
Paçka humbjes 2-1 me Italinë, mbështetësit nuk e ndalën festën dhe këngën. Që shqiptarët kanë vërshuar në Gjermani, kjo dihet, teksa në një video të shpërndarë në kanalet e komunikimit, disa prej tyre kanë parakaluar edhe autobusin e kombëtares serbe dhe i kanë treguar flamurin dhe simbolet kuqezi.