Bobo Vieri mbetet një nga personazhet më interesantë në botën e futbollit, jo vetëm për golat e realizuar në kohën kur luante, por edhe tani, shpesh herë në rolin e analistit kur nuk ngurron të shpreh opinionet e tij lidhur me futbollin.
Këtë herë në fokus ka qenë kombëtarja “Azzurre” në prag të nisjes së evropianit, për të cilën Vieri e konsideron me fat që kanë në stafin e tyre ish legjendën e portës Buffon.
“Lojtarët e kombëtares dhe Spaletti kanë një luks të madh që quhet ‘Gianluigi Buffon. Buffon ka luajtur 4 Botërorë, disa Europianë, prandaj nëse duan që të karikohen, të largojnë presionin, është e thjeshtë… Skuadra të shkojë të flasë me Buffon-in, sepse një person si ai, vetëm ta dëgjosh të bën të ndihesh mirë.
I pyetur më pas nga gazetarët se cilin parashikon si golashënuesin e kombëtares italiane në këtë evropian, Vieri u shpreh: Te kush kam shpresa për sulmin? Te Gianluca Scamacca. Në dy muajt e fundit ka shënuar gola pa fund dhe në këtë Europian të mendojë që vetëm ka ndërruar bluzë dhe të vazhdojë të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të shënojë, pasi duket që e ka golin në gjak”.