Ende nuk ka një vendimmarrje nëse dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në Komisionin Hetimor të sistemit TIMS të mbahet me dyer të mbyllura apo të hapura.
Pjesë nga debati:
Gogu: Kërkesë për procedurë
Salianji: Çfarë, do të betohesh?
Gogu: E padenjë për këtë Kuvend që kjo sallë të kthehet në një shesh paligjshmërie.
Salianji: Ti je akoma tek bojkoti. Të dhëntë Perëndia mend, por Kushtetuta s’të ka dhënë gjë. Nëse doni cirk shkoni se ka bashkia shumë cirqe, ju e keni ves, akoma më keq në këtë kontekst, nuk mendoj se drejtori i policisë është në varësi të PS. Duke qenë se besoj në integritetin e Policisë së Shtetit nuk besoj se ia jepni ju me direktivë.
Rrumbullaku: Mbështes deklaratën time në raport me atë që i kam dërguar komisionit hetimor. Do të mbroj veten dhe do të dëshmoj i vetëm, dy kolegët që kam në krah nuk kanë të bëjnë me procesin.
Salianji: Pyetjet e këtij komision nuk kanë të bëjnë me sekret shtetëror, do të ishte shteruese që mbledhja do të ishte publike.
Rrumbullaku: Nëse prezenca e dy kolegëve të mi mund të konsiderohet i tepërt, mbetet në vendimmarrjen tuaj, s ai përket deklaratës kërkesa ynë mbështetet mbi ligjin në komisionet hetimore, dëshmia ime përbën sekret për arsye të cilat do t’i shpjegoj pas vendimit të komisioni.
Salianji: I njëjti qëndrim duhet të ishte edhe për vazhdimin në detyrë edhe të zotit Ervin Muça pavarësisht se nuk ka certifikatë sigurie.
Salianji: Të jetë e hapur për aq kohë sa nuk ka dokumente të sekret shtetëror, keni bërë bojkote disa herë thoni duam kafe ikni për peshk.